Friday, July 5, 2013

Fansja e Cmendur e Rigels Rajku ( Noizy )


Tuesday, June 25, 2013

SOT HITI I RRADHES: SA MIR ME KON O.T.R FEAT. LIL KOLI

                                          Sot do te publikohet kenga e 6 nga albumi ” The Leader ” ne bashkpunim me Lil Koli – Sa mir mu kon OTR
Gjithashtu po punohen 2 video te tjera by EM – Design (EMD) :
Noizy – Late Night
Noizy – Ghetto
Kenget do te publikohen ne channelin zyrtar ne YouTube:
www.YouTube.com/Thisisnoizy

sapo perfunduann xhirimet e video klipit ft me No1zyn - Skuadra Jon ....


Saturday, June 22, 2013

NJE NDER INTERVISTAT E PARA TE NOIZYT

und t’ju duket e habitshme, por është e vërtetë. Eshtë veçse 23 vjeç dhe ka një vajzë, Leandrën 2 vjeç. Djaloshi Noizy që pamë në skenat “hot” me Rozana Radin në klipin “Fly”, që fitoi çmimin e internetit në “Netët e Klipit” tregon këtë sekret të jetës së tij.
Bashkë me albumin e tij të ri “Pak më ndryshe” sapo ka publikuar “single-in” “Little Lady”. Ia kushton vajzës, e cila jeton në Londër bashkë me të ëmën. Një histori për të cilën nuk ka folur asnjëherë më parë. Në këtë intervistë zbulon jetën e tij, si u bë baba në Angli që 20 vjeç dhe pse fëmijët janë fansat e këngëve të tij.
Noizy, je kthyer nga Londra pas karrierës si boksier “streefight”. Keni shpallur hapur ambicien për të qenë ti reperi i vërtetë. Cilët janë fansat që ke bërë për vete deri tani?
- Po ambicia ime është të jem një “real reper”. Me kënaqësi e them që fansat e mi janë fëmijët, djemtë e vegjël të cilët tek unë mëshirojnë figurën e superman-it që kanë parë nëpër filma. Ajo që nuk shpëton pa u vënë re është natyra ime prej tipi të fortë, egoisti, që shprehem si dua dhe ndaj fëmijët dëshirojnë shumë të jenë si unë.
Çfarë ke bërë konkretisht në muzikë? 
Sapo kam përfunduar albumin tim të parë me 18 këngë me titullin “Pak më ndryshe”. Është një album i realizuar nga 300 këngëtarë të grupit O.T.R, të cilët jetojnë në pesë vende të botës, dhe janë nga mosha 14 vjeç deri 30 vjeç. Ky album është bërë për të sjellë reperin e vërtetë, atë që nuk ekziston ende në Shqipëri. Muzika rep është muzika e rrugës, e dhunës nuk është ajo që kemi dëgjuar deri tani nga të tjerë këngëtarë.
Cilat këngë do veçoje nga ky album i ri?
Janë këngët “Jashtë serie”, “Histori e gjatë”, dhe “Malet e Dibrës”. Këngët janë firmosur nga “Zig-Zag Rekords”, GBMC dhe Tom Gillieron. Albumi është masterizuar nga Julian Leowe, që është një nga masterizuesit më të njohur të muzikës urbane në South London. Kam vendosur ta promovoj në disa qytete të Shqipërisë, albumin ku përfshihen këngë të rrymave underground, rap, regja, komercial, sreet life, talk, bashment, etj.
Kaq shumë ke për të rrëfyer nga jeta jote?
Po kam shumë gjëra që njerëzit nuk i dinë ende. Nuk dua që atyre t’u vijë keq, por do thoja që e kaluara ime është shumë e veçantë dhe me pak dhimbje. Askush nuk e di faktin që unë jam babai i një vajze 2 vjeçe, e cila jeton në Londër bashkë me të ëmën. Vajza ime quhet Leandra, dhe i kam kushtuar një “single” anglisht me titull “Little lady”, që sapo e kam publikuar.
Ke qenë i martuar, apo ka qenë thjesht një histori dashurie?
Jo nuk kam qenë i martuar. Por kam pasur një histori të gjatë dashurie me një vajzë më të madhe se unë. Nga kjo lidhje lindi Leandra, të cilën e kam parë vetëm pesë herë pasi punët me ish-të dashurën time nuk shkuan mirë, dhe kështu ne u ndamë.
Një reper i këndon realitetit ashtu si është, tregon histori të tij. Ti e ke bërë këtë?
Kam menduar që me këngët e mia të këtij albumi të sjell hare, gëzim, festë. Personalisht mendoj se nuk kam jetuar rininë, jam rritur para kohe, pasi u largova në Londër me familjen që 10 vjeç. Në tekstet e këtij albumi unë shfaqem si karagjoz, apo si personi që s’të lë gjë mangët. Ndërsa albumi im i dytë do të jetë shumë personal, aty do rrëfej jetën time, pasi mendoj se do të jem pjekur dhe do të di çfarë të them. Por natyrisht kënga që i kushtohet sime bije është realitet.
Me cilat fjalë do e ftoje publikun ta dëgjonte këtë këngë?
- Është një këngë kur çfarë thuhet është e vërtetë. Do u thoja fansave të mi që nëse e dëgjoni atë këngë shijojeni se është historia ime e vërtetë. Kam bërë një jetë interesante në Londër, e nuk mburrem për këtë jetë që kam pasur, por thjesht mund të them se ky ishte fati im dhe e pranoj.
Hiti javes ?
Noizy - Gunz Up
Unikkatil - U Qova Pi Vorri
Tuna ft. Cozman - Fenix
TINGULLI TRENT - PO T'SHOH PERMAS
Stresi - Love Story
www.poll-maker.com

Friday, June 21, 2013

Duda ft Noizy - Skuadra jon Fotot e Videoklipit



Ne gjirime te vide klipit Duda ft Noizy - Skuadra jon . Na vjen keq qe nuk po mujm me mrri ne Prizren shum shpejt do e bojm nje dat te re.... new hit coming soon...

Kush ësht Duke e pritur videoklipin nga D.U.D.A


disa Foto nga Klipi Dudes


                  Duda me Klipin

ÇILJETA XHILAGA NIS PUSHIMET ME DJALIN

Këto të sivjetshmet janë pushimet e para të Çiljeta Xhilagës, me të voglin e saj Fernando, tashmë 4-muajsh.
Stina e verës ka qenë ajo që i solli këngëtares së dashur lajmin e mirë se priste një fëmijë, ndaj dhe gjatë këtyre muajve ajo shfaqet shumë entuziaste, për më tepër që këtë vit si shoqërues në pushime ka edhe djalin e vogël.
Fotot që sjellim sot janë shkrepur disa ditë më parë, ndërsa Çiljeta ka bërë ‘sefte’ plazhin bashkë me të birin, Fernando. Këngëtarja shfaqet shumë e lumtur në këto foto, si në të gjitha fotografitë që ka me të voglin. Seksbomba ka ardhur në forma shumë të mira trupore dhe kjo ka qenë një nga gjërat që ka rënë jo pak në sy.
Bukuroshja pritet t’i rikthehet tregut muzikor me dy këngë të reja, njëra prej të cilave do të jetë në bashkëpunim me Noizy-n.





                         

Noizy ne pump Benzini

                                          Noizy me Rolandin duke u ber gati per te udhtuar ! 

Thursday, June 20, 2013

Zurich are you ready for the Kidddd 29.06.2013 Boleros


DHUNA NË FAMILJE, DËNOHET LUAN KRASNIQI

Ish-kampioni i Europës në boks Luan Krasniqi, ka zgjidhur problemin me dy familjarët e tij, Dervish dhe Kushtrim Krasniqi me vendim të gjykatës gjermane.
Më 6 maj të vitit 2012, Luani bashkë me vëllain e tij, Agimin, patën një sherr me xhaxhain e tyre, Dervish Krasniqi dhe djalin e këtij të fundit, Kushtrimin, ku nuk munguan grushtat dhe sendet e forta.
Kjo çështje shkoi në gjykatë, e cila të mërkurën detyroi Luanin dhe vëllain e tij të paguajnë gjithsej 2500 euro për palën tjetër, raporton Almakos.

Zanfina ft Noizy - Po Sikur (Official Video HD) THE LEADER Aju Pelqeu ??