Thursday, June 20, 2013

DHUNA NË FAMILJE, DËNOHET LUAN KRASNIQI

Ish-kampioni i Europës në boks Luan Krasniqi, ka zgjidhur problemin me dy familjarët e tij, Dervish dhe Kushtrim Krasniqi me vendim të gjykatës gjermane.
Më 6 maj të vitit 2012, Luani bashkë me vëllain e tij, Agimin, patën një sherr me xhaxhain e tyre, Dervish Krasniqi dhe djalin e këtij të fundit, Kushtrimin, ku nuk munguan grushtat dhe sendet e forta.
Kjo çështje shkoi në gjykatë, e cila të mërkurën detyroi Luanin dhe vëllain e tij të paguajnë gjithsej 2500 euro për palën tjetër, raporton Almakos.

No comments:

Post a Comment