Saturday, June 22, 2013

NJE NDER INTERVISTAT E PARA TE NOIZYT

und t’ju duket e habitshme, por është e vërtetë. Eshtë veçse 23 vjeç dhe ka një vajzë, Leandrën 2 vjeç. Djaloshi Noizy që pamë në skenat “hot” me Rozana Radin në klipin “Fly”, që fitoi çmimin e internetit në “Netët e Klipit” tregon këtë sekret të jetës së tij.
Bashkë me albumin e tij të ri “Pak më ndryshe” sapo ka publikuar “single-in” “Little Lady”. Ia kushton vajzës, e cila jeton në Londër bashkë me të ëmën. Një histori për të cilën nuk ka folur asnjëherë më parë. Në këtë intervistë zbulon jetën e tij, si u bë baba në Angli që 20 vjeç dhe pse fëmijët janë fansat e këngëve të tij.
Noizy, je kthyer nga Londra pas karrierës si boksier “streefight”. Keni shpallur hapur ambicien për të qenë ti reperi i vërtetë. Cilët janë fansat që ke bërë për vete deri tani?
- Po ambicia ime është të jem një “real reper”. Me kënaqësi e them që fansat e mi janë fëmijët, djemtë e vegjël të cilët tek unë mëshirojnë figurën e superman-it që kanë parë nëpër filma. Ajo që nuk shpëton pa u vënë re është natyra ime prej tipi të fortë, egoisti, që shprehem si dua dhe ndaj fëmijët dëshirojnë shumë të jenë si unë.
Çfarë ke bërë konkretisht në muzikë? 
Sapo kam përfunduar albumin tim të parë me 18 këngë me titullin “Pak më ndryshe”. Është një album i realizuar nga 300 këngëtarë të grupit O.T.R, të cilët jetojnë në pesë vende të botës, dhe janë nga mosha 14 vjeç deri 30 vjeç. Ky album është bërë për të sjellë reperin e vërtetë, atë që nuk ekziston ende në Shqipëri. Muzika rep është muzika e rrugës, e dhunës nuk është ajo që kemi dëgjuar deri tani nga të tjerë këngëtarë.
Cilat këngë do veçoje nga ky album i ri?
Janë këngët “Jashtë serie”, “Histori e gjatë”, dhe “Malet e Dibrës”. Këngët janë firmosur nga “Zig-Zag Rekords”, GBMC dhe Tom Gillieron. Albumi është masterizuar nga Julian Leowe, që është një nga masterizuesit më të njohur të muzikës urbane në South London. Kam vendosur ta promovoj në disa qytete të Shqipërisë, albumin ku përfshihen këngë të rrymave underground, rap, regja, komercial, sreet life, talk, bashment, etj.
Kaq shumë ke për të rrëfyer nga jeta jote?
Po kam shumë gjëra që njerëzit nuk i dinë ende. Nuk dua që atyre t’u vijë keq, por do thoja që e kaluara ime është shumë e veçantë dhe me pak dhimbje. Askush nuk e di faktin që unë jam babai i një vajze 2 vjeçe, e cila jeton në Londër bashkë me të ëmën. Vajza ime quhet Leandra, dhe i kam kushtuar një “single” anglisht me titull “Little lady”, që sapo e kam publikuar.
Ke qenë i martuar, apo ka qenë thjesht një histori dashurie?
Jo nuk kam qenë i martuar. Por kam pasur një histori të gjatë dashurie me një vajzë më të madhe se unë. Nga kjo lidhje lindi Leandra, të cilën e kam parë vetëm pesë herë pasi punët me ish-të dashurën time nuk shkuan mirë, dhe kështu ne u ndamë.
Një reper i këndon realitetit ashtu si është, tregon histori të tij. Ti e ke bërë këtë?
Kam menduar që me këngët e mia të këtij albumi të sjell hare, gëzim, festë. Personalisht mendoj se nuk kam jetuar rininë, jam rritur para kohe, pasi u largova në Londër me familjen që 10 vjeç. Në tekstet e këtij albumi unë shfaqem si karagjoz, apo si personi që s’të lë gjë mangët. Ndërsa albumi im i dytë do të jetë shumë personal, aty do rrëfej jetën time, pasi mendoj se do të jem pjekur dhe do të di çfarë të them. Por natyrisht kënga që i kushtohet sime bije është realitet.
Me cilat fjalë do e ftoje publikun ta dëgjonte këtë këngë?
- Është një këngë kur çfarë thuhet është e vërtetë. Do u thoja fansave të mi që nëse e dëgjoni atë këngë shijojeni se është historia ime e vërtetë. Kam bërë një jetë interesante në Londër, e nuk mburrem për këtë jetë që kam pasur, por thjesht mund të them se ky ishte fati im dhe e pranoj.

No comments:

Post a Comment